Verstappen: Ja çfarë do të bëj pas largimit nga Formula 1
Piloti holandez Max Verstappen fitoi këtë vit titullin e katërt kampion bote për pilotë në Formula 1. Tashmë 27 vjeç, piloti i Red Bull mendon edhe për të ardhmen e tij, atë të ardhme jashtë botës së Formula 1.
Verstappen shprehet se dëshiron të fokusohet më shumë në disa gara individuale se sa në vetë kampionatet, të tilla si WEC ose IMSA. “Pas F1 unë absolutisht dua të bëj garat ‘endurance’, të gjitha 24 orët dhe garat më të rëndësishme”, ka thënë Verstappen.
“Natyrisht që dua t’i shijoj ato, por nuk është vetëm kjo. Unë jam mësuar që të garoj për fitore dhe këtë gjë do të bëj edhe në të ardhmen. Kështu që unë nuk do t’i bëja këto gara vetëm për argëtim, dua të përpiqem të fitoj”, ka shtuar Verstappen. Duket se holandezi e ka të qartë se dëshiron të kurorzëohet fitues në gara legjendare si Daytona, Spa, Nurburgring si dhe padyshim Le Mans. Verstappen aktualisht është nën kontratë me Red Bull deri në fund të sezonit 2028.