
Verstappen: Në Melburn kam kujtime të mira, në Bahrein mësuam shumë nga testet
Pritjes pi i vjen fundi. Këtë fundjavë do të rikthehet botërori i Formula 1. Në Melburn të Australisë do të zhvillohet gara e parë sezonale dhe një nga protagonistët është pa dyshim 4 herë kampioni i botës, holandezi i Red Bull, Max Verstappen.
Këtë vit, ai do të ketë një shok të ri skuadre, neozelandezin Liam Lawson, me të cilin në krah do të shpresojë për një titull të pestë. Por edhe të rikthejë Red Bullin në majën e renditjes pas zhgënjimit të sezonit të kaluar.
“Është mirë të kthehesh të garosh dhe të fillosh zyrtarisht sezonin. Është mirë që gara e parë e sezonit është në Melburn, sepse këtu kam pasur garën time të parë në F1 dhe kam shumë kujtime të mira që kthehen në mendje”, ka thënë Verstappen.
“Në Bahrein mësuam shumë nga testet, por ka ende shumë punë për të bërë. Ne kemi disa ide se çfarë të bëjmë dhe si të përdorim atë që kemi mësuar në parasezon. Të shohim se si shkojnë gjërat kur të fillojmë të pilotojmë”, ka shtuar holandezi. Në fund, Verstappen shtoi: “Ne analizuam të dhënat dhe punuam për të kuptuar se ku mund të bëjmë përmirësime dhe të optimizojmë më tej makinën. Ne jemi gati të fillojmë përsëri dhe jam i emocionuar për të filluar botërorin”.