Verstappen: Nuk e kisha besuar kurrë se do të arrija një gjë të tillë

25 nëntor 2024 | 12:27

“Nuk e kisha besuar kurrë se një gjë e tillë do të ishte e mundur për mua”. Është ky komenti i parë që Max Verstappen tha pas fitimit të titullit të katërt kampion bote për pilotë në Formula 1.

Piloti holandez i Red Bull u klasifikua i pesti sot në garën e zhvilluar në Las Vegas, por kaq mjaftoi që ai të sigurojë matematikisht titullin kampion për pilotë. Ai la pas rivalin e tij për titull, Lando Norris.

“Çfarë sezoni. Katër herë kampion bote. Falënderoj të gjithë skuadrën time, të gjithëve. Këtë vit ishte paksa më e vështirë se vitin e kaluar, por ne i kaluam të gjitha vështirësitë”, ka thënë më tej Verstappen.

“Ishte një sezon i gjatë, me shumë sfida dhe mu desh të luftoja shumë. Gjithsesi, si unë ashtu dhe skuadra ime jemi krenarë, pasi kemi besuar dhe ia dolëm mbanë”, ka deklaruar Verstappen, që mori titullin e katërt radhazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë një seancë…