Verstappen: Nuk e ndryshoj stilin tim të pilotimit, herën tjetër të më penalizojnë më shumë

29 tetor 2024 | 12:46

Rivaliteti mes Max Verstappen (Red Bull) dhe Lando Norris (McLaren) u spostua nga Amerikë në Meksikë dhe me shumë gjasa do të vijojë deri në garën e fundit sezonale.

Nëse në Amerikë komisarët penalizuan me 5 sekonda britanikun e McLaren, në Meksikë ndodhi e kundërta, me holandezin që u penalizua 20 sekonda. Kjo bëri që tri herë kampioni i botës në Formula 1 ta përfundojë garën në vendin e gjashtë dhe tashmë ka 47 pikë avantazh karshi Norris.

Duke komentuar atë penalitet të dyfishtë (2 herë nga sekonda), Verstappen ka thënë: “Nuk kam çfarë të them. Qëndrimi i palëvizshëm për 20 sekonda në pit-stop është vërtet një kohë e gjatë”. “Problemi më i madh në garë ishte se nuk kishim ritëm. Kam vuajtur shumë me gomat. Ne nuk ishim në të njëjtën kategori si Ferrari dhe McLaren”, ka shtuar Verstappen, që kërkon edhe mbështetjen e skuadrës për të mbrojtur avantazhin që ka ndaj Norris në renditje.

Në lidhje me incidentet në pistë, ai ka deklaruar: “Nuk do ta ndryshoj mënyrën time të pilotimin. Herën tjetër do të sigurohem të kem diçka për të pirë në pit-stop. Sezoni ka ulje-ngritje, disa javë janë më të mira se të tjerat. Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë për ta bërë makinën sërish konkurruese”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit…