Verstappen: Red Bulli i mirëbalancuar, gara e parë është testi i vërtetë

28 shkurt 2022 | 17:01

Pasi braktisi numrin 33, kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, zbriti në pistën e Barcelonës për testet e para dimërore me numrin një në njëvendëshen e tij.

Piloti i Red Bullit testoi makinën austriake me shpresën që këtë sezon ta mbrojë titullin e fituar mes shumë polemikave tre muaj më parë.

“Gjithçka funksionoi mirë gjatë këtyre provave dhe isha komod në makinë. Nuk më interesojnë kohët e dhëna gjatë këtyre testeve. Ato do t’i shoh gjatë provave zyrtare në garën e parë. Makina është e balancuar mirë dhe bilanci i këtyre testeve të para është pozitiv”, u shpreh Max Verstappen, që dha kohën e katërt.

“Mendoj se këto makina janë një hap përpara krahasuar me ato të vjetrat, ndërkohë që mund të qëndrosh më pranë makinës që ke përpara. Vetëm në Bahrein, para garës së parë, kur edhe makina të jetë plot, do të shohim se si do të sillet makina. Gjithsesi, ndjesia e parë ishte pozitive”, ka thënë Verstappeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria japoneze ka ndarë 100 milionë dollarë për t’i dalë…