Verstappen: Respekt për Hamilton, por me atë makinë fitojnë të gjithë

09 nëntor 2020 | 15:14

Max Verstappen vijon të thumbojë britanikun Lewis Hamilton në lidhje me fitoret e titujt e njëpasnjëshëm që po fiton piloti i Mercedesit. Sipas tij, përveç meritave të pilotit ndikon shumë fakti se ai ka një makinë që nuk e kanë rivalët e tjerë.

“Kam shumë respekt për atë që Hamiltoni ka bërë në këto vite dhe nuk kam aspak xhelozi që e shoh te Mercedesi. Gjithsesi, të jem i sinqertë, 90% e pilotëve aktualë të Formula 1 mund të fitojë një garë apo titull me atë makinë që ka ai”, ka thënë Verstappen.

“Nuk kam asgjë kundër tij, është një pilot i madh. Por e vërteta është që ai ka një makinë që po dominon në Formula 1 dhe kjo e ndihmon shumë, duke ia lehtësuar punën”, u shpreh Verstappen, që piloton makinën Red Bull.(Telesport)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…