Verstappen: Shumicën e kohës garova me një zog që kishte ngecur në makinën time

19 qershor 2023 | 12:00

Piloti holandez Max Verstappen fitoi garën e Çmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1, duke thelluar edhe më tej diferencën më rivalët. Dy herë kampioni i botës rrëfeu se gjatë gjithë garës ka garuar me frikë, pasi një zog kishte ngecur në makinën e tij. Në xhiron e 11-të, ai i ka thënë skuadrës së goditi një zog, por nuk e uli ritmin, duke i dhënë Red Bull fitoren numër 100 në historinë e Formula 1.

“Një zog ngeci në makinën time dhe garova me të në shumicën e garës”, rrëfeu Verstappen.

“Ndihem keq për këtë që ndodhi, pasi pashë mekanikët që po përpiqeshin ta hiqnin pas garës dhe nuk dukej mirë”. Këtë gjë e konfirmoi edhe Christian Horner, shefi i Red Bull, që ka thënë se: “Zogu kishte ngecur në kanalin e frenave të makinës së Max Verstappen. Përplasja me zogun dhe frika se mos kjo jepte

pasoja te makina na bëri që të ishim në ankth. Ai kishte ngecur pas kanalit të frenimit të gomës së të djathtë përpara”, ka shtuar ai.

“Për fat, ai incident nuk ndikoi te makina e Max. Mund të them se gomat nuk shkuan në asnjë moment në temperaturën e duhur dhe kjo na penalizoi disi gjatë garës, pasi nuk ishim shumë të shpejtë. Kjo ndodhi për shkak të temperaturave të ulëta të ambientit dhe shiut që ra ditën e shtunë”, ka deklaruar Horner.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manastiri i Deçanit, ka apeluar “urgjentisht” për paqe në veri…