Verstappeni: Dua ta fitoj titullin të shtunën në garën sprint

06 tetor 2023 | 11:19

Këtë fundjavë, në pistën e Katarit, piloti holandez Max Verstappen mund ta kurorëzojë titullin e tretë kampion bote për pilotë në Formula 1.

Atij i mjaftojnë vetëm tri pikë për të qenë sërish numri një. Pikë që mund të vijnë që ditën e shtunë, gjatë garës sprint, të cilën holandezi dëshiron ta fitojë me çdo kusht. Verstappeni u shpreh se dëshiron t’i mbyllë hesapet që të shtunën.

“Është bukur të jesh në Katar kur e di që ke fituar titullin për konstruktorë. Do të jetë një fundjavë e vështirë, pasi bën shumë vapë dhe kjo do ta bëjë interesante garën. Këtë fundjavë ka edhe një garë sprint, ndaj lodhja do të jetë e madhe”, ka thënë Verstappeni.

“Për fat të mirë, kampionati për pilotë mund të mbyllet që ditën e shtunë, ndaj dua të përfitoj nga kjo mundësi. Ky është objektivi im dhe i skuadrës. Shpresoj që kjo të jetë një fundjavë që do ta mbaj mend gjatë”, ka shtuar Verstappeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Botërore ka rishikuar në rritje me 0.8% pritshmëritë për…