Verstappeni fitoi Çmimin e Madh të Austrisë
Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Austrisë, në pistën e “Red Bull Ring”.
Piloti holandez zhvilloi garë spektakolare duke parakaluar dy xhiro para fundit Charles Leclerc, që kryesoi garën nga starti e deri në fund, teksa u duk se piloti i ri i Ferrarit do të fitonte garën e parë në karrierë. Starti ishte i mirë për pilotët kryesues, që arritën të mbrojnë pozicionet e tyre, ndërsa Sebastian Vettel i nisur nga vendi i 9-të arriti të përfitojë tre pozicione që në start. Me kalimin e xhirove Vetteli arriti të kapë pozicionin e tretë, edhe falë pit-stopit të detyruar për Hamiltonin, i cili ndërroi hundën e makinës. Ndërkohë që Leclerc dhe Bottas vijuan të kryesojnë të qetë deri në 10 xhiro para fundit, raporton “Telesport”.
Verstappeni që kaloi të gjithë pilotët një e nga një duke u ngjitur në vend të dytë dhe dueloi me pilotin e Ferrarit, derisa e parakaloi dy xhiro para fundit, madje e shtyu duke e nxjerrë jashtë piste.
Në xhiron e fundit Sebastian Vettel e mbylli me një parakalim ndaj Hamilton, duke i marrë vendin e katërt në renditje.