Verstappeni fiton garën e Belgjikës
Një tjetër garë e jashtëzakonshme e kampionit në fuqi të botës në Formula 1. Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Belgjikës, një garë ku piloti holandez u nis nga vendi i 14-të dhe e përfundoi atë i pari.
Ai ishte i papërmbajtshëm në këtë garë, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe parakaluar një e nga një të gjithë rivalët. Një fitore që e afron edhe më shumë Verstappen me titullin kampion, pasi shkëputet edhe më shumë me ndjekësit. I dyti u rendit shoku i tij i skuadrës Sergio Perez, ndërsa në vendin e tretë u rendit Carlos Sainz me Ferrari. Një garë për t’u harruar kjo për Charles Leclerc me Ferrari, që u klasifikua i pesti (u nis nga vendi i 15-të).
Ferrari në këtë garë la shumë për të dëshiruar, duke mos qenë në ritmin e Red Bull, shumë e shpejtë. Sainz u nis nga “pole position”, e ruajti kreun në pjesën e parë të garës, por më pas u detyrua të hapë krahun ndaj dy makinave Red Bull, që ishin më të shpejta. Leclerc pati mjaft probleme që në start, duke mos patur ritmin e Verstappen, që ishte shumë i shpejtë. Një garë për t’u harruar kjo për britanikun Lewis Hamilton (Mercedes), që u tërhoq që pas xhiros së parë, pas një aksidenti (Russell i katërti).