Verstappeni i pandalshëm edhe në Itali, Lando Norric e Leclerc plotësojnë podiumin
Gara e shtatë sezonale në Formula 1 e zhvilluar në Emilia-Romagnas në Itali u mbyll me triumfin e Max Verstappen. Holandezi, që e mbrojti vendin e parë përgjatë gjithë garës siguroi fitoren e pestë për këtë sezon duke konfirmuar se mbetet ai piloti më i shpejtë në pistë.
Lando Norris me McLaren tentoi deri në fundin e garës për ta bezdisur Verstappen që e mbrojti me fanatizëm vendin e parë, ndërsa pas kësaj dyshe, u rendit Charles Leclerc dhe më tej peshësja e parë ishin edhe Piastri me Sainz, teksa më tej në renditje ishin dyshja e Mercedes, Russel e Hamilton ndërsa pjesë e dhjetëshes së parë ishin edhe Perez, Stroll e Tsunoda.
Pas kësaj gare, renditja e përgjithshme udhëhiqet nga Max Verstappen me 136 pikë, ndërsa pas tij vjen Sergio Perez dhe Charles Leclerc. Gara e radhës vjen shumë shpejt, pikërisht në fundjavën e ardhshme me një nga pistët më ikonike të Formula 1, atë të Monaco.