Verstappeni kërkon të ringjallet në shtëpinë e tij
Max Verstappen e ka fituar çdo Grand Prix të Holandës nga pole position që kur gara e tij në shtëpi u kthye në kalendarin e Formula 1 në 2021, por kampioni i trefishtë i botës i Red Bull përballet me një provë të vështirë këtë fundjavë.
Në këtë fundjave do të zhvillohet gara e radhës, por këtë herë 26-vjeçari është në serinë e tij më të gjatë të humbjeve në katër vjet. Mercedesi ka fituar tri nga katër garat e fundit dhe Verstappen, i cili kryeson me 78 pikë me 10 raunde të mbetura, nuk ka qëndruar në krye të podiumit që nga gara e zhvilluar në Spanjë më 23 qershor. Në fakt, ai ka pasur vetëm një dalje në podium që nga ajo kohë. E diela do të jetë fillimi i 200-të i Verstappen në Formula 1, duke e bërë atë pilotin më të ri që ka arritur atë moment historik.
“Është gjithmonë një atmosferë fantastike dhe tifozët janë të jashtëzakonshëm, ndaj është një atmosferë e veçantë për mua”, ka thënë Vertappen, duke u deklaruar i rifreskuar dhe gati për gjysmën e dytë të sezonit pas pushimit të gushtit. “Ne po presim me padurim javën në vijim dhe shpresojmë se mund të luftojmë për fitoren”, ka shtuar Vertappen.