Verstappeni “mbret” në Kanada, Hamiltoni në podium pas Sainzit

20 qershor 2022 | 09:57

Çmimin e Madh të Kanadasë, që shënon garën e nëntë të këtij Botërori në Formula 1, e fiton Max Verstappen.

Piloti holandez i rezistoi sulmit të Carlos Sainz, duke e kaluar i pari vijën e finishit në cirkuitin e Montreal përpara Ferrarit të spanjollit dhe Mercedesit të Hamiltonit.

Vendi i katërt për Russell, i cili ia doli të mbante pas mes shumë vështirësish një Leclerc të jashtëzakonshëm.

Ai e nisi nga vendi i 19-të, por që ia doli të rikuperonte plot 14 vende, për të fituar në fund disa pikë të rëndësishme.

Me këtë triumf në Kanada, Verstappen shkëputet në krye me 175 pikë, i ndjekur nga Perez me 129 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut ka dërguar ekuipazhe mjekësore dhe hetues epidemiologjikë…