Verstappeni mund të zëvendësojë Hamiltonin te Mercedesi
Mund të duket si fantazi për momentin, por Formula 1 na ka mësuar se nuk ka asgjë të pamundur. Max Verstappen, tri herë kampion i botës, mund të lërë Red Bull Racing për të garuar me Mercedesin vitin tjetër. Ai do të zërë vendin e lënë bosh nga Lewis Hamilton, që do të garojë me Ferrarin nga viti 2025. Kjo është një hipotezë hedhur nga mediet britanike dhe që po bën xhiron e botës, duke parë se janë të shumtë ata që kërkojnë “kokën” e Horner. Gjithsesi, mbetet për t’u parë edhe mendimi i drejtuesve të Formula 1, që për momentin kanë heshtur.
Mund të duket si fantazi për momentin, por Formula 1 na ka mësuar se nuk ka asgjë të pamundur. Max Verstappeni mund të kalojë te Mercedesi
Mund të duket si fantazi për momentin, por Formula 1 na ka mësuar se nuk ka asgjë të pamundur. Max Verstappen, tri herë kampion i botës, mund të lërë Red Bull Racing për të garuar me Mercedesin vitin tjetër. Ai do të zërë vendin e lënë bosh nga Lewis Hamilton, që do të garojë me Ferrarin nga viti 2025. Kjo është një hipotezë hedhur nga mediet britanike dhe që po bën xhiron e botës, duke parë se janë të shumtë ata që kërkojnë “kokën” e Horner. Gjithsesi, mbetet për t’u parë edhe mendimi i drejtuesve të Formula 1, që për momentin kanë heshtur, tri herë kampion i botës, mund të lërë Red Bull Racing për të garuar me Mercedesin vitin tjetër. Ai do të zërë vendin e lënë bosh nga Lewis Hamilton, që do të garojë me Ferrarin nga viti 2025.
Duket se situata te makina kampione nuk është e qetë pavarësisht se në pistë ata dominojnë, siç e konfirmoi fitorja e dyfishtë në Bahrein ditën e shtunë. Çështja që preku drejtorin sportiv Chris Horner, i akuzuar për ngacmim seksual brenda skuadrës e më pas doli i pafajshëm, ka lënë gjurmë.
Jos Verstappen, babai i Max dhe ish-pilot në Formula 1, deklaroi dy ditë më parë se është më mirë që Horner të largohet, nga frika e një kataklizmi të brendshëm. Kjo përplasje ka sjellë idenë që Max Verstappen të largohet nga një makinë fituese por e destabilizuar te një skuadër tjetër, më e disiplinuar.
Alternativa e vetme e përshtatshme është Mercedesi, ku do të zinte vendin e Lewis Hamilton. Një hipotezë hedhur nga mediet britanike dhe që po bën xhiron e botës, duke parë se janë të shumtë ata që kërkojnë “kokën” e Horner. Gjithsesi, mbetet për t’u parë edhe mendimi i drejtuesve të Formula 1, që për momentin kanë heshtur.