Verstappeni: Nuk e kuptoj se si ndryshoi gjithçka, në fillim të sezonit ishim të mbaruar

21 dhjetor 2022 | 16:50

Max Verstappeni festoi titullin e dytë kampion për pilotë në Formula 1, një arritje që në fillim të sezonit dukej e paimagjinueshme.

Piloti holandez kujton deklaratat e fillimsezonit, ku shprehej se do të duheshin 20 vjet për ta arritur Ferrarin, që dominonte në garat e para, ndërsa Red Bulli tërhiqej dhe nuk merrte pikë. “Ndershmërisht, fillimi i sezonit ishte një dilemë e madhe për ne, pasi nuk dinim se ku po shkonim. Ne na dukej sikur gjërat ishin në rregull, por asnjëherë nuk di se çfarë bëjnë të tjerët. Kur erdhi gara e parë sezonale në Bahrein kishim shumë pikëpyetje dhe nuk e kuptonim se çfarë kishim bërë gabim”, ka thënë Verstappeni.

“Nuk po tregonim potencialin real të makinës sonë. Modifikimet që bëmë përgjatë sezonit ndryshuan gjithçka në favorin tonë, sidomos në humbjen e peshës së makinës. Nuk duhet të harrojmë që edhe rivalët tanë bënë disa gabime, por sinqerisht nuk mendoja se do të festonim në fund të sezonit kur pamë nisjen katastrofike që bëmë në mars-prill”, ka shtuar Verstappeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxhimi dhe kontrolli i situatës së sigurisë në vend vazhdon…