Verstappeni: Parakalimi i dyfishtë në start ishte i planifikuar

09 nëntor 2021 | 11:39

Max Verstappeni ishte protagonist i garës së Meksikës në Formula 1, me atë parakalim fantastik të dyfishtë që bëri në start.

Piloti holandez i Red Bullit nisej nga vendi i tretë, por që pas kthesës së parë ai e pa veten në krye të garës, duke parakaluar dy pilotët e Mercedesit, Valtteri Bottas e Lewis Hamilton.

Ky parakalim dhe marrja e komandës së garës i dha mundësi Verstappenit të bëjë një garë të qetë dhe të fitojë, duke e çuar në 19 pikë avantazhin ndaj britanikut.

“Pista e gjerë më dha mundësi të sulmoj që në start. Arrita ta marr komandën e garës dhe më pas u përqendrova te gara ime”, u shpreh Max Verstappen. “Kur je në garë gjithnjë përpiqesh të frenosh sa më vonë për të fituar terren. Këtë gjë bëra edhe unë, pasi këtë gjë e kishim studiuar dhe planifikuar më parë. Unë e dija saktësisht se ku dhe kur duhej të frenoja në kthesën e parë. Unë frenova më vonë dhe pata të drejtë, pasi gara u vendos aty”, ka shtuar Verstappeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 15 nëntor deri më 15 mars është periudha…