Verstappeni rinovon me Red Bullin

03 mars 2022 | 12:40

Ashtu sikurse pritej, Max Verstappen ka rinovuar kontratën me Red Bull deri në vitin 2028.

Kontrata e mëparshme skadon në fund të vitit 2023. Piloti holandez do të  qëndrojë me Red Bull edhe për 5 sezone të tjera. Red Bull nuk ka publikuar rrogën e pilotit, që sipas mediave holandeze do të arkëtojë rreth 36 milionë euro në sezon. Pra, një investim me vlerën e 200 milionë eurove për Red Bull për të mbajtur kampionin e botës në Formula 1.

“Adhuroj të jem pjesë e Red Bull, ndaj vendimi për të qëndruar me këtë skuadër deri në vitin 2028 ishte mjaft i lehtë. Viti 2021 ishte i jashtëzakonshëm, duke arritur objektivin që kishim vënë që prej vitit 2016”, ka thënë Verstappen.

“Objektivi i ri është të qëndrojmë në majë sa më gjatë të jetë e mundur”, ka thënë piloti. Ndërsa shefi i Red Bull, Christian Horner, ka deklaruar: “Kontrata e re tregon se ne besojmë te njëri-tjetri. Max është pjesë e projektit tonë afatgjatë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raketë ose bombë e ka goditur një anije mallrash…