Verstappeni: Sezonin e ardhshëm do të jetë shumë më vështirë ta fitojmë titullin

12 tetor 2022 | 19:50

Max Verstappeni u konfirmua kampion bote në Formula 1, një titull që këtë vit ishte më i lehtë për t’u arritur krahasuar me atë të një viti më parë. Gjithsesi, piloti holandez i Red Bullit shprehet se sezonin e ardhshëm ka për të qenë shumë më e vështirë për të arritur te titulli.

“Gara e fundit në Japoni ishte e çuditshme, pasi kur kalova vijën e finishit nuk e dija nëse isha kampion apo jo. Gjithsesi, duke reflektuar gjithçka ndodhi këtë sezon, mendoj se ishim më mirë se rivalët tanë. Kemi kaluar shumë momente të bukura dhe titulli ishte i merituar”, ka thënë Verstappeni.

“Për këtë arsye është më mirë ta shijojmë momentin, pasi sezonin e ardhshëm do të jetë shumë e vështirë ta fitojmë titullin. Ferrari nuk do t’i përsëritë më të njëjtat gabime, ndërkohë që do ta kemi rival edhe Mercedesin. Ndaj duhet shumë më tepër punë për t’u rikonfirmuar kampionë”, ka shtuar Verstappeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pjesë e projektit “Diaspora për Gratë Ndërmarrëse”, të mbështetur…