Verstappeni shpallet kampion për herë të tretë rresht në Formula 1

07 tetor 2023 | 22:00

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen është shpallur kampion i botës në Formula 1 për vitin 2023.

Kjo ishte diçka e njohur për tifozët e F1 për muaj të tërë, duke pasur parasysh dominimin e Verstappenit deri më tani këtë sezon.

Verstappen fitoi titullin me gjashtë gara të Çmimit të Madh ende për t’u zhvilluar.

Tre herë kampioni i Formula 1 po mbledh atë që mund të jetë sezoni më dominues në historinë e Formula 1.

Verstappen ka fituar 13 nga 16 garat e Çmimit të Madh deri më tani këtë sezon dhe ka udhëhequr 712 nga 962 xhiro të mundshme të përfunduara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në…