Verstappeni thumbon Ferrarin: Në Belgjikë ishim të pakonkurrencë

29 gusht 2022 | 16:00

Më 93 pikë avantazh ndaj rivalëve piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen ka hipotekuar titullin kampion bote në Formula 1.

Ai e nisi garën e Belgjikës nga vend i  14-të dhe pa shumë mund e fitoi atë, duke korrur suksesin e nëntë sezonal në 14 gara të zhvilluara deri më tani. Holandezi falënderoi për këtë triumf skuadrën e tij, që i ka dhënë mundësinë të ndërtojë një makinë të shpejtë, që ai e krahasoi me një raketë.

“Fitore fantastike. Në Belgjikë kisha një makinë që dukej si një raketë, ishte shumë e shpejtë dhe nuk na ndalte dot askush”, ka thënë Verstappen.

“Tani na duhet vetëm të mendojmë të bëjmë sa më shumë pikë për ta mbyllur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse vazhdojmë kështu, s’na kap dot njeri dhe do të duelojmë për fitore të dyfishtë në çdo pistë”, u shpreh Max Verstappen, që po shijon momentin e mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe…