Verstappeni triumf spektakolar në Brazil

03 nëntor 2024 | 20:57

Max Verstappen fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Brazilit në Formula 1, duke u rikthyer te suksesi pas gati pesë muajsh. Një triumf i jashtëzakonshëm i kampionit të botës, që pati edhe fat për shkak të shiut dhe flamurit të kuq në mesin e garës.

Ai arriti të lërë shumë pas rivalin e tij për titull, Lando Norris me McLaren, që e mbylli gar2n në vendin e 6-të. Për pasojë, diferenca në renditje mes dy pilotëve është 62 pikë, ndërkohë që kanë mbetur edhe tri gara nga mbyllja e Botërorit. Në vendin e dytë dhe të tretë u ngjitën dy makinat Alpine, me Alexander Albon që la pas shokun e tij të skuadrës Esteban Ocon.

Ata bënë një garë të mirë në një pistë të lagur, duke përfituar nga situatat e krijuara. Në vendin e katërt u klasifikua George Russell me Mercedes e pas tij Charles Leclerc me Ferrari (i pesti).

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Sigal Prishtina ka fituar sfidën ndaj Proton Cable Prizrenit…