Verstappeni triumfoi në Austri

01 korrik 2018 | 17:03

Max Verstappen me Red Bullin fitoi garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1, e cila u zhvillua në pistën e Zwelteg.

Në vendin e dytë dhe të tretë u klasifikuan dy pilotët e Ferrari, me Kimi Raikkonen që la pas shokun e tij të skuadrës Sebastian Vettel. Një garë për t’u harruar kjo për makinën Mercedes, pasi Valtteri Bottas, që të shtunën siguroi “pole” u tërhoq shumë shpejt për probleme në kambio, ndërsa Lewis Hamilton u tërhoq për probleme në motor 7 xhiro nga fundi, duke humbur edhe kreun e renditjes, aty ku rikthehet Vetteli.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)…