Verstappeni triumfon në Holandë
Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Holandës në Formula 1, sukses që i dha mundësi pilotit holandez të rimarrë kreun e renditjes së botërorit. Një triumf i merituar i Verstappen, që e dominoi garën nga xhiro e parë deri tek e fundit. Ky është triumfi i shtatë sezonal për të.
Ai arriti t’u bëjë ballë sulmeve të dobta të britanikut Lewis Hamilton me Mercedes, që u rendit i dyti dhe lëshon kreun e renditjes së përgjithshme. Ndërsa i treti u klasifikua piloti finlandez i Mercedes, Valtteri Bottas. Dy pilotët e Mercedes u përpoqën të ushtrojnë presion të Verstappen, por pa sukses.
Ky triumf i Verstappen çoi në delir tifozët e shumtë holandezë, që festuan bashkë me idhullin e tyre në tribunat ku dominonte ngjyra portokalli. Një garë normale për
Ferrarin, që u klasifikua në vendet 5-7, respektivisht me Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Ata nuk arritën të parakalojnë dot Pierre Gasly me Alpha Tauri, që u rendit i katërti.
Gjithsesi, “kokëkuqja” fitoi pikë në klasifikimin për konstruktorë kundrejt McLaren, në një farë anonime ku mori vetëm 1 pikë. Në zonën e pikëve hynë edhe dy makinat Alpine, me Alonso e Ocon. Gara e radhës, pas një jave në Monza të Italisë.
Max Verstappen wins in front of his adoring home fans! ?
It means he regains the championship lead, as the two Mercedes make up the podium#DutchGP ?? #F1 pic.twitter.com/NQ95X1W1wu
— Formula 1 (@F1) September 5, 2021
? TOP 10 FINISHERS ?
1 VER
2 HAM
3 BOT
4 GAS
5 LEC
6 ALO
7 SAI
8 PER
9 OCO
10 NOR #DutchGP ?? #F1 pic.twitter.com/ECRX2ZHtMm— Formula 1 (@F1) September 5, 2021