Verstappeni triumfon në vendlindje, ‘blindon’ vendin e parë

04 shtator 2022 | 19:42

Max Verstappen ka dominuar nga fillimi e deri në fund Çmimin e Madh të Holandës, garën e shtëpisë së tij. Piloti i Red Bullit u nis nga vendi i parë dhe e ruajti atë deri në fund. Në vendin e dytë u rendit George Russell me Mercedes, ndërsa podiumin e plotësoi Charles Leclerc me Ferrari.

Me këtë triumf të radhës, Verstappen shton dhe më tej diferencën në kryesimin e renditjes së përgjithshme, teksa ka 310 pikë, ndërsa vendi i dytë mbahet nga Charles Leclerc (Ferrari) dhe Sergio Perez (Red Bull), me 201 pikë secili, 109 më pak se holandezi.

 

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Termocentralit Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë, iu ndërpre linja…