Verstappeni: Xhiro e fundit ishte një makth, më zuri ngërçi në këmbë kur i jepja makinës

14 dhjetor 2021 | 13:15

Max Verstappen, i sapo shpallur kampion bote në Formula 1, pas garës dramatike në Abu Dhabi, ka rrëfyer se në xhiron e fundit ka qenë shumë i tensionuar në njëvendëshen e tij Red Bull.

Në atë xhiro ai arriti të parakalojë rivalin e tij për titull, Lewis Hamilton. Edhe pse për fansat mund të jetë dukur një parakalim i lehtë, me Verstappen që kishte gomat e buta, për 24-vjeçarin ajo xhiro ka qenë një makth i vërtetë.

“Në atë garë besova deri në fund te fitorja, se ndonjë episod do të më ndihmonte dhe ashtu ndodhi. E dija që në atë xhiro të fundit kisha vetëm një shans dhe ia dola mbanë. Në atë xhiro kam qenë i ngurtë në makinë, pasi më kishte kapur ngërçi në këmbë. Shtypja gazin dhe shtrëngoja fort dhëmbët nga dhimbja. I thosha vetes vazhdo, mos u tërhiq, pasi dhimbja ishte vërtet e padurueshme”, ka thënë Verstappen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), ka njoftuar se…