Verstasppeni triumfon edhe në Monza

11 shtator 2022 | 20:04

Max Verstasppen me Red Bull fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Monza. Ky është suksesi i 11-të sezonal për pilotin holandez, i pesti radhazi.

Kjo garë u mbyll nën regjimin e makinës së sigurisë, e cila hyri në pistë pesë xhiro nga fundi, pas aksidentit të Daniel Ricciardo. Pista nuk u bë gati dhe në finish mbërriti e para makina e sigurisë e pas saj të gjithë pilotët. Verstappen edhe pse e nisi garën nga vendi i shtatë, ai arriti të rikuperojë në pistë, ndërkohë që përfitoi edhe nga një strategji ndryshe e Ferrari me Charles Leclerc.

Në podium u ngjit edhe britaniku i Mercedes, George Russell, duke lënë pas Carlos Sainz (Ferrari), Lewis Hamilton (Mercedes) e Sergio Perez (Red Bull).

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një kohë ku e gjithë bota është futur në…