![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Jeton-Kelmendi.jpg)
VËRTET VUÇIÇ DHE KURTI JANË ARMIQ APO ALEATË TË HESHTUR?
Nga Prof. Dr. Jeton Kelmendi
Në vitet e fundit, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës kanë qenë të tensionuara, me dy liderët, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti, që shpesh shkëmbejnë akuza dhe retorikë të ashpër ndërmjet njëri-tjetrit. Mirëpo gjatë muajve të fundit, kjo përplasje ka marrë një dimension të ri: Kurti pohon se protestat e dhunshme në Serbi janë rezultat i politikave të vet Kurtit, ndërsa ky i fundit e akuzon Kurtin për persekutimin e serbëve në Kosovë. Kjo në shikim të parë, sidomos nga masa e cila nuk merrë vesh në politikë edhe ta mbush mendjen se disi tek qenka e vërtetë. Kjo qasje paradoksale ngre pyetjen nëse ata, pavarësisht armiqësisë së tyre të hapur, po i ndihmojnë njëri-tjetrit në mënyrë indirekte. Shih faktin, kupas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku Kurti nuk ia doli t’i marrë 50 përqind e ta bëj I vetëm qeverinë, ndërsa Vuçiq deklaron se lista Serbe duhet ta bëjë qeverinë me parritë opozitare nëPrishtinë. A është ky një koordinim i qëllimshëm apo një simbiozë e pavetëdijshme politike?
Në Serbi, qeverisja e Aleksandar Vuçiqit ka përballuar sfida të shumta, përfshirë protesta të mëdha kundër politikave të tij, për të cilat Kurti dhe disa analistë të Kurtit thonë se janë një reflektim i krizës së brendshme të Vuçiqit. Demonstartat e studentëve në Serbi, të cilat janë shtrirë gjithandej qyteteveserbe, kësaj radhe janë më të fuqishme se herave tjera. Prandaj, presidenti Serb deklarohet se këto demonstrate janëskenar i jashtëm duke aluduar këtu se edhe Kurti mund të ketëgisht. E tani kjo është padyshim krejt e pamundur për shumëaspekte: e para se Kosova është e pafuqishme ekonomikisht, politikisht, ushatakisht dhe çfarëdo aspekti tjetër, mirëpo nukështë se të gjithë mendojnë njësoj. Mbi ketë bazë, Vuçiq, për t’u mbrojtur dhe për të larguar vëmendjen nga problemet e tij të brendshme, e akuzon Kurtin për represion ndaj serbëve në Kosovë, duke përforcuar narrativën nacionaliste që e mban atë në pushtet.
Taktikat politike të Vuçiçit dhe të Kurtit
Aleksandar Vuçiq është një politikan i njohur për përdorimin e krizave të jashtme për të konsoliduar pushtetin e tij të brendshëm. Ai ka përdorur çështjen e Kosovës për të forcuar mbështetjen e elektoratit nacionalist, duke e paraqitur veten si mbrojtës të interesave serbe. Akuzat ndaj Kurtit për persekutimin e serbëve në Kosovë janë një mjet i fuqishëm për të shmangur fokusin nga sfidat e tij të brendshme, përfshirë protestat dhe akuzat për autoritarizëm, korrupsiondhe keqpërdorim të pushtetit të tij absolut që vazhdo ta ketënë Serbi.
Nga ana tjetër, Albin Kurti ka ndërtuar profilin e tij politik mbi qëndrimin e tij të ashpër ndaj Serbisë dhe mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, sidomos në Veri të vendit. Ai e shfrytëzon situatën në Serbi për të argumentuar se Serbia nuk është një shtet demokratik dhe se Vuçiq po përballet me kundërshtime të mëdha për shkak të politikave të tij autoritare, sikur edhe për grushtin e fort që ka Kurti. Në këtë mënyrë, Kurti tenton të forcojë pozicionin e tij në Kosovë duke e portretizuar veten si liderin që po e sfidon Vuçiçin në nivel ndërkombëtar. Madje kryeministri Kosovar shkon aq large saqë edhe partitë opozitare, mediet dhe sistemin e drejtësisë irreshon me Serbijnë, ose të korruptuar. Kêtu ai arrinë ta imponoj ketë narracion dhe e ka ndarë thellë popullin. Ka shkuar aq large sa deklaron se janë dy pale ata me Republikën, pra me të dhe pala tjetër me Vuçiqin dhe Serbinë.
E në një situate të tillë si shihet kjo marrëdhënie ndërmjet dyliderëve populist. Nëse analizojmë më thellë këtë situatë, duket se të dy liderët në fakt i shërbejnë njëri-tjetrit në një mënyrë të çuditshme. Kurti e përdor krizën e brendshme të Vuçiçit për të justifikuar qasjen e tij ndaj Serbisë, ndërsa Vuçiç e përdor Kurtin për të mobilizuar mbështetësit nacionalistë në Serbi. Kjo ngre pyetjen nëse ky është një koordinim i heshtur apo një simbiozë e natyrshme që lind nga interesat e përbashkëta politike.
Përfitimet reciproke
Pavarësisht retorikës së ashpër, të dy liderët shihet qartazei sepërfitojnë nga kjo përplasje, e cila sa duket se ështëarmiqësore, po aq edhe punë argati. Përderisa masa mund t’isheh si armiqësi, njeriu që mendon pak me kokë të vetën e sheh si një marrëveshje e heshtur, por e paqartë mbetet vetëmse a po ndodh me koordinim apo pa koordinim:
Pavariësht kësaj që shihet nuk ka prova të qarta se kjo dinamikë është e koordinuar midis tyre, por është e qartë se të dy e kuptojnë shumë mirë se si ta shfrytëzojnë situatën për përfitime personale dhe politike. Në një mënyrë apo tjetër, veprimet e njërit justifikojnë dhe forcojnë qasjen e tjetrit, duke krijuar një rreth vicioz të përplasjeve të vazhdueshme që, në të vërtetë, i ndihmojnë të dy.
Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti mund të duken si armiq të përbetuar, por strategjitë e tyre politike krijojnë një ekuilibër të çuditshëm ku secili shfrytëzon tjetrin për të forcuar pozitat e veta. Qoftë me qëllim apo jo, ata e mbajnë njëri-tjetrin politikisht relevant dhe i shërbejnë strategjive të tyre elektorale. Në këtë kontekst, ata mund të konsiderohen jo vetëm si kundërshtarë, por edhe si “aleatë të heshtur” që funksionojnë brenda të njëjtit cikël politik. Ajo që mund tëthuhet është se nëse njëri bie, pas tij mund të bije edhe tjetri, port ani shktrohet pyetja se cili do të bije i pari?.