Vesa Broja e nis ditën me mikun e babait të saj
04 shkurt 2025
| 11:15
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vesa Broja, e ka nisur ditën e sotme me mikun e babait të saj.
Ajo ka thënë se axha Afrim është plotë vullnet dhe vizion për të ardhmen.
“Mëngjesin sot e nisa me një kafe në shoqërinë e axhës Afrim, mikun e babait tim, një njeri plot vullnet e vizion për të ardhmen. Ai nuk deshi të fokusohej në të kaluarën, duke theksuar me bindje se bota u takon të rinjve dhe se është përgjegjësi e jona ta ndërtojmë atë me punë e guxim. #PDK131”, ka shkruar Broja në “Facebook”.
Vesa Broja në listën e PDK-së për deputete garon me numrin 38.