![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0650.jpeg)
Vesa Broja ecën me vendosmëri dhe nuk lë pengesë pa e kapërcyer
Nga Ariona Rushiti
Disa njerëz vijnë e shkojnë, disa qëndrojnë për ca kohë, ndërsa të tjerët mbesin përgjithmonë me ne, jo sepse duhet, por sepse zemra ashtu e ndjen.
Vesa është ajo dorë që më zgjatet kur kam nevojë, ashtu siç jam unë për të. Ne nuk numërojmë momentet kur i kemi dalë krah njëra-tjetrës, sepse kështu funksionon miqësia e vërtetë – pa llogari, pa kushte, veç me zemër. Ajo ndërtohet me mirëkuptim, besim dhe dashuri të ndërsjellë.
Pikërisht kjo e bën shoqërinë tonë kaq të veçantë.
Dhe po kaq e veçantë është edhe ajo vetë, me zemër të madhe dhe vullnet të pakufi në rrugën e saj. Suksesi e pret, sepse Vesa ecën me vendosmëri dhe nuk lë pengesë pa e kapërcyer.
Dhe unë do të jem këtu, si gjithmonë, duke e mbështetur në çdo hap të saj.