Vesa Broja viziton bizneset: Pronarët e bindur se programi i Bedri Hamzës sjell mundësi të reja
25 janar 2025
| 16:09
Kandidatja për deputete nga PDK, Vesa Broja, ka zhvilluar një vizitë në disa biznese në rrugën “Mbretëresha Teutë”, duke theksuar rëndësinë e tyre për ekonominë lokale.
Në një postim në Facebook, Broja theksoi se pronarët e këtyre bizneseve “shprehën bindjen se programi i Bedri Hamzës sjell mundësi të reja dhe përfitime konkrete për qytetarët”.
Postimi i plotë:
Sot kemi vizituar disa nga bizneset në rrugën “Mbretëresha Teutë”, një pikë kyçe e ekonomisë lokale.
Pronarët e këtyre bizneseve shprehën bindjen se programi i Bedri Hamzës sjell mundësi të reja dhe përfitime konkrete për qytetarët, duke garantuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
#PDK131
#BedriHamza1
#VesaBroja38
#meVesënmamirë