
Vesa Gjinaj mbylli garat e tenisit në Lojërat Mesdhetare
28 qershor 2022
| 21:31
Edhe Vesa Gjinaj ka mbyllur garimin në garat e tenisit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Tenistja jonë pësoi humbje nga favoritja, Ilay Yoruk 2:0 në sete, në raundin e dytë të garave.
Meçi u përcoll edhe nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja, Daulina Osmani.