Vesa Luma zbulon si dukej para se të bëhej e famshme
Teksa vitet kalojnë, edhe njerëzit ndryshojnë nga pak. Por për disa duket se nuk është ashtu, pasi duket se janë po njësoj sikur ishin të vegjël.
I tillë është edhe rasti i këngëtares së njohur, Vesa Luma. Kjo e fundit ka publikuar në “Instagram” një foto shumë të vjetër të saj, nga koha kur ka qenë sa është djali i saj tani, Lian.
Këngëtarja ka zbuluar se kjo fotografi është realizuar për një libër shkollor dhe se kjo ishte hera e parë për të që përballej me një kamera. Vesa shprehet se që prej asaj kohe dukej se ishte destinuar për të qëndruar përpara kamerave si një personazh i famshëm që është.
Luma shihet në foto me flokë të gjatë të prerë me balluke, ndërkohë që në portretin e saj nuk ka ndryshuar thuajse asgjë.
“Debutimi im i pare +
Nuk e di sa vjeqe mund te kem qene,ndoshta sa Liani tash,kur babi me mori te bej sesionin e pare Ever para aparatit profesional- nuk ia kisha idene pse po fotografohesha aq ma pak per nje vellim librash shkollor, por e deshta kameran dhe si duket me deshti edhe ajo mua #greatmemories”, shkruan Vesa në postimin e saj.
Nga ana tjetër kujtojmë se prej disa vitesh Vesa nuk jeton më në Shqipëri, pasi është shpërngulur bashkë me Big Bastën dhe djalin e tyre, Lian, në Zelandën e Re.