Vesel Demaku: Ëndërroj të luajë për Kosovën ose Shqipërinë

04 janar 2019 | 13:07

Vesel (Blerim) Demaku është talenti i radhës me prejardhje shqiptare që po lënë gjurmë në futbollin evropian.

Familja e Veselit është nga Obrija e Drenasit, kurse ata jetojnë dhe veprojnë në Komunën Baden Niederosterreich në Austri. 18-vjeçari që ka një potencial të jashtëzakonshëm në futboll, ka thënë se dëshira e tij është që në të ardhmen të luaj për Kosovën ose Shqipërinë.

“Është një ëndërr për mua dhe një dëshirë e prindërve të mi për të përfaqësuar ngjyrat e kombit shqiptar. Dëshira është që të luaj për Kosovën ose Shqipërinë dhe ta përfaqësoj atë me dinjitet. Jam mirë në aspektin fizik, sepse vetëm kështu mund të kem rezultatet që dëshiroj”, ka thënë Demaku, i cili është kapiten i Austrisë U-20. Mesfushori i skuadrës së FC Austria Vienna, pas paraqitjeve të mira ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura. Ai dëshiron që me punë dhe disiplinë të arrijë suksese në lojën e futbollit.

“Jam vetëm 18-vjeçar dhe mendoj se me shumë punë dhe stërvitje të kem një karrierë të suksesshme, duke pasur mundësinë që të luaj vetëm në klube të mëdha, është ëndërr për çdo futbollist. Jetojë me futbollin dhe jam shumë i lidhur pas tij. Mendimi im është se kam shumë talent, por që të bëjnë karrierë duhet shumë disiplinë dhe punë. Personalisht, këtë e kam kuptuar edhe në punën time. Ne si familje e duam futbollin dhe synim im është të tregoj pasionin dhe potencialin që kam”, ka thënë ai.

Veseli ka lindur më 5 shkurt të vitit 2000, kurse karrierën e filloi para dymbëdhjetë vjetësh në SKV: Altenmarkt Niederösterreich Austri. Në vitin 2006 ai iu bashkua të rinjtë në FC Rapid Vienna. Nga viti 2009 deri në vitin 2012 ai luajti për FC Admira Wacker Modling, para se të kthehej në Rapid. Në vitin 2014 ai u bashkua me akademinë e FC Red Bull Salzburg. Ai ka kaluar nëpër të gjitha moshat, ai gjithashtu qëndroi në nëntor 2016 kundër FC Qairat Almaty në skuadrën e ekipit U-19 në Ligën e Rinisë UEFA, të cilën ata gjithashtu fituan në fund të sezonit. Për sezonin 2017/18 Demaku u transferua në FC Austria Vienna. Ai pati një pengesë në fillim të sezonit për shkak se u lëndua dhe është dashur të operohet. Debutimi i tij për Austrinë në Bundesliga erdhi në muajin mars 2018, kur hyri si zëvendësim për Kevin Friesenbichler në minutën e 79-të në FC: St. Polten në ndeshjen e 26-të. Demaku luajti në nëntor 2014 për herë të parë për një ekip kombëtar, pra për të rinjtë e Austrisë. Në shtator të vitit 2015 u grumbullua për herë të parë në U-16. Në gusht të vitit 2016, ai bëri debutimin e tij kundër Kroacisë për ekipin U-17 të Austrisë. Në shkurt 2018 ai luajti për herë të parë në përzgjedhjen U-18. Në shtator 2018 ai bëri debutimin e tij kundër Suedisë për ekipin U-19.

/Miftar ZAGRAGJA/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje (LV) nëpërmjet një komunikate për medie ka hedhur…