Vesel Krasniqi i reagon Haradinajt: Për keqardhje për fjalorin që dëgjuam nga një ish-kryeministër

22 prill 2025 | 23:18

Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka reaguar ndaj akuzave që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj bëri ndaj Fatmir Limajt për afërsinë me Albin Kurtin.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se debatin dhe fjalorin që dëgjuan nga ish-kryeministri Haradinaj është për keqardhje.

Ai ka treguar se  Limaj e kishte mbështetur Haradinajn për kryeministër pa asnjë kusht, duke anashkaluar veten dhe mbështetësit e Nismë Socialdemokrate.

“Kryetari Limaj asnjëherë nuk ka qenë dorë e zgjatur e Serbisë (marre të thuhet nga një bashkëluftëtar) dhe nuk ka punuar në dëmë të vendit. Ai ka kontribuar si në luftë ashtu edhe pas luftës për popullin e Kosovës dhe vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i plotë i Vesel Krasniqit pa ndërhyrje:

SQARIM për AAK-n dhe z.Haradinaj!

Me gjithë konsideraten për z.Haradinaj dhe familjen e tij për kontributin e dhënë për çlirimin e vendit, debatin dhe fjalorin të cilin e ndëgjuam sonte vërtet është për keqardhje nga një ish-Kryeministër, e aq më tepër për liderin Limaj, i cili dikur pa asnjë kusht e mbështeti për kryeministër z.Haradinaj duke anashkaluar veten dhe mbështetësit e NISMAsocialdemokrate, i cili konsideroj se është për të mirën e vendit që mos të kemi vakum institucional.
Kryetari Limaj asnjëher nuk ka qenë dor e zgjatur e Serbisë ( marre të thuhet nga një bashkëluftëtar) dhe nuk ka punuar në dëmë të vendit, ai ka kontribuar si në luftë ashtu edhe pas luftes për popullin e Kosovës dhe vendin tonë.
Debatin e z.Haradinaj që dëgjuam sonte i cili shpërfaq mllefin ndaj kryetarit Limaj, gjoja për tradhti se u largua nga AAK, ju rikujtojmë z.Haradinaj se kogja me krenari  dikur keni prishur grupin parlamentar të NISMA-s, duke marr deputetin Haxhi Shala dhe jo vetëm, por duke ndërhyr në mesin e dy shokëve që nga fëmijëria, e që e konsideruat si sukses tuajin.
Ju sqarojmë se z.Fatmir Limaj nuk është pronë e askujtë , ai është lider i NISMAsocialdemokrate dhe pas tij jan hiq më pak se 30 mij mbështetës, të cilët i kanë dhënë besimin për punën e dëshmuar dhe veprat e tij për vendin.
Vërtet kur po ndëgjojmë liderë të subjekteve politike, duke përdorur fjalor fyes, linques dhe shumë mllef ndaj liderëve tjerë politik, më shtohet dhe më përforcohet bindja edhe më shumë se me të vërtet z.Fatmir Limaj është politikan i përmasave ndërkombëtare, i cili në fjalorin e tijë nuk ka vend për fyerjet, përqarjet siq bëjnë disa të tjerë.
Ne nuk jemi pronë e askujtë!
Ne punojmë për interesin e vendit,
Ne jemi me ju kryetar Limaj,
Ne jemi me NISMAsocialdemokrate!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një propozim për ndalimin…