Vesel Krasniqi merr detyrën e  Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë

04 qershor 2020 | 16:19

Ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi mori sot detyrën e re në krye të këtij dikasteri.

Ministri Krasniqi u prit nga ushtruesi i Detyrës së sekretarit të MTI-së, Irfan Lipovica dhe stafi i ministrisë.

“Ministri Krasniqi theksoi se do të bashkëpunojëngushtë me stafin e ministrisë për t’i vazhduar projektet që ndihmojnë ekonominë e vendit.  Ai tha se Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë e presin shumë sfida nërimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia e Covid-19, që sipas tij, me bashkëpunim dhe punë do të arrihen.

Ministri Krasniqi tha se do të fokusohet shumë në ndihmën ndaj prodhuesve vendor, duke punuar në fuqizimin e tyre”, thuhet në njoftimin e MTI-së. (A. M / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Dr. Fadil Çitaku dhe Albina Hyseni Shumica e stresit…