Vesel Krasniqi viziton “Urani Farm”: Ministria e Bujqësisë ia ka refuzuar subvencionimin, ani se e kishte shpallur fermë të vitit
Kandidati për deputet i NISMA-s Vesel Krasniqi i cili garon me numrin 20 në listën zgjedhore, ka vizituar fermen “Urani Farm”. Krasniqi ka treguar se si Ministria e Bujqësisë e kishte refuzuar aplikimin për subvencion anipse e kishte shpallur “Urani Farm” si ferma e vitit.
“Ferma “Urani farm”, me mbi 100 gjedha, qumshtore dhe majmeri, është një shembull i rrallë suksesi dhe një model se, në Kosovë një veprimtari e tille është mundesi lehtë e arritur dhe se Kosova është vend ideal për zhvillimin e një veprimtarie të tillë”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi.
Postimi i plotë:
“Urani FARM”, e shpallur ferma e vitit, por e refuzuar nga SUBVENCIONET e ministrisë
Ani pse vet e kishte shpallur si fermerin më të mirë të vitit, “Urani FARM”, fermë kjo e modelit perendimor, ministria e bujqësisë ia kishte refuzuar SUBVENCIONIN.
Gjatë vizitës nga afër që pata në këtë fermë, isha i mahnitur me punën dhe perkushtimin e familjarëve në kujdesin ndaj fermës.
Ferma “Urani farm”, me mbi 100 gjedha, qumshtore dhe majmeri, është një shembull i rrallë suksesi dhe një model se, në Kosovë një veprimtari e tille është mundesi lehtë e arritur dhe se Kosova është vend ideal për zhvillimin e një veprimtarie të tillë.
Si deputet i parlamentit të ardhshëm, do të kem perkushtim të pandalur në mbështetje të secilit bujk të Kosovës.
Këtë e kam dëshmuar si zv. minister, duke mbështetur farmeret dhe duke mbrojtur prodhimin vendor aso kohe.
Me numrin 137✅ BUJQËSIA është prioritet, me Kosovën Fituese fitojmë të gjithë.
#vecVEPRA137 #fatmirlimaj2 #veselkrasniqi20