Vesel Limaj i bashkohet Malishevës

30 gusht 2024 | 21:03

Klubi i Malishevës ka qenë goxha aktive në merkaton e verës.

Pas suksesit të arritur gjatë sezonit të kaluar, Malisheva kërkon që ta përsëris të njëjtin edhe këtë edicion.

Më trajnerin e ri, Bekim Isufi në krye dhe me lojtarë të rinj, malishevasit synojnë që të befasojnë edhe një herë në Superligën e Kosovës.

Mirëpo për ta bërë këtë duhen transferime cilësore. Kështu edhe po “ia bën” Malisheva, e cila gjatë ditës së sontme ka zyrtarizuar edhe mesfushorin, Vesel Limaj.

Limaj, i cili së fundmi ishte pjesë e Ballkanit, gjatë kësaj merkatoje ishte kërkuar edhe nga Drita, mirëpo që në fund vendosi për klubin malishevas.

Mesfushori Limaj nuk pati minutat e duhur te skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, andaj edhe u nda me tre herë kampionin e Kosovës.

Malisheva pas dy ndeshjeve të para ka një barazim e një fitore, atë ndaj Llapit.

Ndërkohë, Limaj ende s’është paraqitur në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër “legjionar” i është shtuar shokëve të tij të…