Vesel Limaj largohet nga Ballkani
25 gusht 2024
| 11:30
Futbollisti malishevas, Vesel Limaj është larguar nga kampioni i Kosovës, FC Ballkani.
Limaj ishte transferuar vitin e kaluar te skuadra e Ballkanit, derisa ka shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme me drejtuesit e klubit.
Për të kanë shprehur interesim disa skuadra vendore dhe për të ardhmen pritet të vendos shumë shpejt.