Veseli: 20 mijë të rinj po marrin pjesë në procesin zgjedhor të Rinisë Demokratike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, në një konferencë ka folur për procesin zgjedhor brenda Rinisë Demokratike.
Ai ka thënë se në këtë proces janë duke marrë pjesë 20 mijë të rinj dhe të reja.
“20 mijë të rinj dhe të reja janë duke marrë pjesë në procesin zgjedhor të PDK-së”, ka bërë thënë Veseli, raporton “Epoka e re”.
Ai ka thënë se si asnjëherë më parë ka një angazhim për të ndërtuar struktura të reja brenda PDK-së.
Veseli ka thënë se të rinjtë e PDK-së janë shpirti i Dekadës së Re. “PDK-ja ka qenë gjithmonë parti e të rinjve . Edhe në të ardhmen do të jetë kështu”, është shprehur Veseli.
Veseli ka bërë me dije se Konventa Rinore e PDK-së do të mbahet në fund të këtij muaji.
Kryetari Veseli ka thënë se është koha që PDK-ja të ndryshojë dhe të hapet më shumë.
“PDK-ja nuk do të largohet asnjëherë nga vlerat e saj”, ka thënë Veseli.
Më tutje, Veseli ka folur edhe procesin zgjedhor brenda strukturave drejtuese. Ai ka thënë se nga vjeshta do të fillojë gara për strukturat drejtuese të PDK-së, duke përfshirë, strukturat në degët e partisë, Këshillin Drejtues, Kryesinë qendrore dhe kryetarin.
Ai ka thënë se më vonë do ta bëjë publike kandidaturën për kryetar të PDK-së. Në këtë kontekst, Veseli ka thënë se do të këtë edhe kundërkandidat për të parin e PDK-së.
/Epoka e re/