Veseli 28 Nëntorin e feston në Kalabri, me arbëreshët lutët për viktimat e tërmetit

28 nëntor 2019 | 17:59

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka bërë me dije se Ditën e Flamurit e ka kaluar në mesin e arbëreshëve të Kalabrisë.

Veseli ka thënë se me arbëreshët janë lutur për shpirtrat e vëllezërve e motrave që kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e tërmetit.

“Këtë ditë të shënuar të Festës së Flamurit e kalova në mesin e arbëreshëve të Kalabrisë ku edhe i ka rrënjët Rilindja jonë Kombëtare. Së bashku me ta u lutëm për shpirtrat e vëllezërve e motrave që humbën jetën në Shqipëri si pasojë e tërmetit dhe uruam që të lënduarit të shërohen sa më shpejt. Ajo ngjarje e tmerrshme ka tronditur e prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve, kudo ku jetojnë. Po ashtu, të bashkuar në solidaritet si rrallëherë ne shqiptarët do ia dalim ta kapërcejmë këtë katastrofë dhe të rikthejmë normalitetin për të gjithë qytetarët e prekur. Zoti ndihmoftë dhe bekoftë kombin shqiptar në këto kohë të vështira”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1430020487173153/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 45 numri i të vdekurve si pasojë…