Veseli: 7 shtatori i vitit 1990, kthesë në rrugën tonë për liri dhe pavarësi
07 shtator 2020
| 11:21
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se 7 shtatori i vitit 1990, kur është miratuar Kushtetuta e Kaçanikut, paraqet kthesën në rrugën tonë për çlirim dhe pavarësi.
“Kaçaniku është i lidhur ngushtë më shumë ngjarje të shënuara në histori.
7 Shtatori i vitit 1990, është ndër ngjarjet që kanë bërë kthesë në rrugën tonë të lirisë, luftës për çlirim deri në pavarësi. Vepra e gjeneratave të tëra, me kontributin e tyre, sot, është jetësuar në shtetin e lirë e demokratik. Nderim për të gjithë kontribuuesit e ndërtimit të shtetit të Kosovës!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.