Veseli: Agjenda e Kuvendit e stërmbushur me tema që nuk i takojnë
16 maj 2018
| 12:09
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është i pakënaqur me punën e Kuvendit.
Veseli gjatë një tryeze të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se agjenda e Kuvendit është duke u stërngarkuar me çështje të cilat nuk i takojnë.
“Në seancën e fundit kemi pasur 44 pika të rendit të ditës, shumë pak projektligje. Agjenda e Kuvendit është duke u stërngarkuar me çështje të cilat nuk i takojnë Kuvendit”, ka deklaruar Veseli.
Kryeparlamentari Veseli u ka bërë thirrje grupeve parlamentare dhe deputetëve që mos të humbin kohë me debate politike.