Veseli, Ahmetit e Limajt: Kuvendi do të jetë në dispozicion të ekipit negociator

20 dhjetor 2018 | 14:27

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, të cilëve u ka dhënë mbështetje të plotë për procesin e dialogut me Serbinë.

“Me bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, për t’u koordinuar lidhur me Dialogun. Kuvendi i Kosovës është në dispozicion të plotë për këtë proces të rëndësishëm për vendin, në mënyrë që bashkërisht ta përmbyllim atë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe ulësen në OKB”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1152073324967872/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vijojnë ulje-ngritjet e Golden State Warriors në këtë sezon. Kampionët…