Veseli: Ai që ka qenë luftëtar, nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar

24 qershor 2020 | 22:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar edhe njëherë pas publikimit të propozim-aktakuzës ndaj tij dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Veseli shkruan se ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet sepse e di që ka luftuar.

Ai tutje ka thë në  se UÇK-ja ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpinë dhe nderin e tyre. “Ai që ka qenë luftëtar, nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre.

Prej ditës së parë kam qenë në UÇK dhe do t’i shërbej kombit tim deri në fund. Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët. Po të jetë nevoja, do ta mbrojmë me fakte edhe njëherë luftën e drejtë çlirimtare ndaj akuzave të pabazuara. Historia e Kosovës një herë është shkruar dhe populli ynë ka qenë i rreshtuar drejt. Kurrë askush nuk mund ta ndryshojë atë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Veseli në  “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…