Veseli: Aksidentimi i dy policëve, lajm i dhimbshëm
29 prill 2018
| 12:00
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se aksidentimi i dy policëve tanë, në afërsi të lumit Lepenc, është një lajm i dhimbshëm që i ka pikëlluar të gjithë.
“Aksidentimi i dy policëve tanë, në afërsi të lumit Lepenc, është një lajm i dhimbshëm që i ka pikëlluar të gjithë. Jemi me familjet e tyre, në këto çaste tejet të rënda e të pritjes në ankth. Falënderoj FSK-në, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, si dhe të gjithë ata që prej mbrëmë janë në kërkim të dy policëve”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/