Veseli, ambasadorit Kosnett: Aleanca me ShBA-në është e shenjtë për Kosovën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim njoftues, ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip S. Kosnett.
Gjatë këtij takimi, Veseli i ka thënë ambasadorit Kosnett, se aleanca me ShBA-në është e shenjtë për Kosovën dhe popullin e saj.
“Sot pata kënaqësinë t’i dëshiroj mirëseardhje Ambasadorit të ri të ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett. Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e shenjtë për popullin dhe institucionet e Kosovës. Me Ambasadorin Kosnett, i cili është një diplomat me eksperiencë të madhe dhe që ka kontribuar për vendin tonë edhe më herët, biseduam për sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova, por edhe reformat që kemi ndërmarrë si shtet. Kosova do të ecë përkrah me ShBA-të në çdo hap”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/