Veseli: Arritëm marrëveshje për Demarkacionin
24 shkurt 2018
| 13:52
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në “Facebook” se është arritur pajtim për votimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
“Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, ka shkruar Veseli.