Veseli: Askush nuk mund ta ndalë Kosovën të jetë pjesë e BE-së
21 mars 2018
| 10:18
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se askush nuk mund ta ndal Kosovën që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian (BE).
Veseli ka thënë se BE-ja do të jetë përherë mbështetëse e Kosovës.
“Askush nuk do ta ndalë Kosovën të jetë pjesë e barabartë e Bashkimit Evropian. Sot, ne do të mposhtim egot politike të cilitdo individ që synon të mbajë të bllokuar qytetarët. Bashkimi Evropian do të jetë përherë mbështetës i Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.