Veseli: Asnjë deputet i PDK-së nuk e voton e qeverinë e re
29 prill 2020
| 13:33
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka deklaruar sot nga Hani i Elezit se asnjë deputet i kësaj partie nuk do ta votojë qeverinë e ardhshme që pritet të formohet nga LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe minoritetet.
“Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve. LDK-ja dhe LV-ja janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar dhe ato duhet të gjejnë zgjidhje. Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja demokratike pas pandemisë”, ka thënë Veseli.