Veseli: Asnjë ministër i PDK-së nuk është dorëhequr
02 tetor 2018
| 21:28
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se asnjë ministër i PDK-së nuk ka dhënë dorëheqje.
Ai tha se as ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri dhe asnjë ministër tjetër i PDK-së nuk ka dhënë dorëheqje.
“Abelard Tahiri është njëri nga ministrat më të suksesshëm të Qeverisë dhe është duke bë reforma të mëdha në sistemin e drejtësisë. Është e vërtetë që ka pasur sfida dhe ai ka ofruar gatishmërinë e dorëheqjes por nuk është dorëhequr dhe ai vazhdon të jetë ministēr dhe do të vazhdojë t’i kryej reformat e nisura në sistemin e drejtësisë”, tha Veseli gjatë një debati në Klan Kosova.